Anketa e Turizmit - Pushime dhe Udhëtime, 2018
Në vitin 2018, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.542.794. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 95,6 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 4,4 % të tyre. Mesatarisht në vitin 2018 një individ në Shqipëri ka kryer 1,9 udhëtime. Përqëndrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: Janar (12,0 %), Mars (11,2 %), Qershor (8,7 %), Korrik (8,8 %), Gusht (12,1 %) dhe Dhjetor (7,4 %). Udhëtime të cilat kanë si muaj nisje Nëntor/Dhjetor 2017 përbëjnë 0,2 % të udhëtimeve gjithsej.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al