Anketa e Turizmit në Familje, “Pushime dhe Udhëtime” është një vrojtim statistikor që kryhet pranë njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe ka objekt të gjithë individët me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri mbi 15 vjeç. Anketa mbledh të dhëna mbi udhëtimet me të paktën një natë fjetjeje për pushime, udhëtime pune dhe udhëtime të tjera, si dhe udhëtimet vajtje-ardhje, brenda dhe jashtë vendit.
Kalendari
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Anketa e Turizmit në Familje “Pushime dhe Udhëtime” është një vrojtim statistikor që kryhet pranë njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe ka objekt të gjithë individët me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri mbi 15 vjeç. Anketa mbledh të dhëna mbi udhëtimet me të paktën një natë fjetjeje për pushime, udhëtime pune dhe udhëtime të tjera, si brenda dhe jashtë vendit, gjithashtu edhe ato brenda ditës brenda/ jashtë vendit të ndarë në katër tremujorë përkatësisht: Tremujori i parë (Janar-Mars), tremujori i dytë (Prill-Qershor), tremujori i tretë (Korrik-Shtator), tremujori i katërt (Tetor-Dhjetor). Anketa e Turizmit në Familje, “Pushime dhe Udhëtime” u krye për herë të parë në vitin 2017 përgjatë gjithë vitit me një kampion përfaqësues për të gjithë Shqipërinë.
Në vitin 2023, anketa e Turizmit në Familje, “Pushime dhe Udhëtime” u krye me një kampion prej 10.240 NjEF, ku për çdo tremujor anketa përfshin një kampion prej 2.560 familjesh ose 320 PSU.
Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.198 NjEF të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë. Shkalla e përgjigjes së NjEF e llogaritur si raport i numrit të NjEF që kanë plotësuar anketën ndaj numrit të NjEF të zgjedhura, shprehur në përqindje rezultoi 70,3 %.
Zgjedhja e kampionit bëhet sipas një procedure dy-hapëshe. Njësitë e hapit të parë (PSU) janë zonat e Censit të homogjenizuara, me probabilitet përpjesëtimor me madhësinë e zonës së Censit. Në hapin e dytë, brenda secilës prej zonave të zgjedhura në hapin e parë, zgjidhen sipas metodës së zgjedhjes sistematike me probabilitet të barabartë një numër fiks prej 8 NjEF. Zgjedhja në të dyja hapat është bërë në mënyrë të rastësishme.
Mbledhja e të dhënave:
Kryhet një interviste direkte nga anketuesit me pyetësor letër ku përfshihen pyetje për familjen dhe të dhënat bazë në lidhje me të si dhe realizohet intervistë individuale për çdo person prezent në NjEF mbi 15 vjeç.
Struktura e pyetësorit:
- Informacion i përgjithshëm;
- Karakteristikat demografike të anëtarëve të NjEF-së;
- Pyetësori Individual (karakteristika socio-demografike. numri dhe karakteristikat e udhëtimeve me fjetje dhe udhëtimet një ditore).
Përkufizime:
Turizmi është veprimtaria e vizitorëve duke ndërrmarrë një udhëtim për një destinacion kryesor jashtë vend-banimit të zakonshëm ku jeton, për më pak se një vit, për çfarëdo qëllimi kryesor, duke përfshirë biznesin, kohën e lirë apo qëllime tjera personale. Personi vizitor nuk duhet të jetë i punësuar nga një subjekti rezident në vendin e vizituar.
Vizitor është klasifikuar një turist (ose vizitori për një ose më shumë netë), në qoftë se udhëtimi i tij / saj përfshin një qëndrim me fjetje.
Vizitor një ditor është një udhëtar ose turist i cili nuk qëndron gjatë natës në vendin ku ka udhëtuar.
Udhëtar do të konsiderohet individi i cili lëviz në vendeve të ndryshme gjeografike për çdo qëllim dhe kohëzgjatje.
Udhëtimi i referohet veprimtarisë së udhëtarëve.
Turizëm i brendshëm përfshin aktivitetet e një vizitori rezident brenda vendit.
Turizëm i jashtëm përfshin aktivitetet e një vizitori rezident jashtë vendit të referencës.
Udhëtim për qëllime personale: Udhëtime për qëllime personale janë ato udhëtime jashtë vend-banimit të zakonshëm të individit. të cilat përfshijnë të paktën një ose më shumë netë dhe nuk i kalojnë 12 muaj.
Udhëtim për qëllime biznesi ose pune: Udhëtime për qëllime biznesi janë ato udhëtime jashtë vend-banimit të zakonshëm të individit. të cilat përfshijnë të paktën një ose më shumë netë dhe nuk i kalojnë 12 muaj (kongrese dhe konferenca. panaire dhe ekspozita. bisedime për biznes dhe misione (shitje ose blerje). udhëtime profesionale (të ndërrmarra nga përfaqësuesit e kulturës apo religjionit. etj), trajnimin, shoqërimin e personave të tjerë. etj).
Destinacioni kryesor: në rastin e një udhëtimi jashtë vendit. individi deklaron se ku ka qëndruar. Në qoftë se udhëtari nuk është në gjendje për të vendosur. udhëtari do vendosë si destincionin kryesor vendin ku ai ka shpenzuar kohën më të madhe të netëve të qëndrimit; në qoftë se ka shumë vende me numër të njëjtë të qëndrimeve me fjetje atëherë do vendoset destinacioni më i largët apo vendi ku udhëtari ka shpenzuar më shumë para.
Netët e qëndrimit: janë netët e qëndrimit në një hotel ose ambjent i ngjashëm. në një banesë private me qira ose jo me qira (akomodimi ofrohet nga miqtë apo të afërmit), ose në natyrë (kamping).Gjithashtu në netët e qëndrimit janë të përfshira netët e kaluara në mjetet e udhëtimit (në tren,autobus).
Kohëzgjatja e udhëtimit: Numri i netëve të qëndrimit.
Qëllimi kryesor i udhëtimit: Qëllimi kryesor i udhëtimit është ai që i përshtatet më mirë sipas të intervistuarit. Është shumë e rëndësishme që të veçohen udhëtimet për qëllime personale nga ato për biznes ose punë.