Klasifikimi i Konsumit Individual sipas Qëllimit (COICOP) |
KATEGORITË | Disa detaje përsa i perket zërave në çdo kategori të cilat shërbejnë vetëm për konsum familjar. |
1 - USHQIME DHE PIJE JO-ALKOOLIKE | Produktet ushqimore të klasifikuara këtu janë ato të blera dhe të prodhuara për konsum në shtëpi. |
Grurë, Misër, Oriz, Miell dhe nënprodukte të tij,Bukë, Mish,Peshk,Produkte të tjera deti, Vaj, Fruta, Perime, Qumësht, Djathë, Gjalp, Gjizë, Vezë, ujë mineral dhe me gaz, lengje frutash, Kafe, Caj, Mjalt, Produkte Sheqeri, Te gjitha produktet e kesaj kategorie te prodhuara nga vete familja et. |
2 - PIJE ALKOOLIKE DHE DUHAN | Pijet alkoolike të klasifikuara këtu janë ato që zakonisht blihen për konsum në shtëpi. |
Verë, Birrë, Raki, Whisky, Të gjitha llojet e Likernave, Uzo dhe pije të tjera gjallëruese Duhan, Cigare, Puro, Letër cigare, Filtër etj. |
3 - VESHJE DHE KËPUCË | Në këtë zë përfshihen veshje, këpucë, të reja apo të përdorura, materiale për veshje, dhe riparimi i tyre, etj. |
Veshje për burra, gra, fëmijë (3 deri 13 vjeç) dhe foshnja (0 deri 2 vjeç), qofshin të gatshme ose të bëra me porosi, në të gjitha materialet ( përfshirë lëkure, gëzof, plastike dhe gome), të përditëshme, për sporte ose për punë: pardesy, mantele shiu, bluza, xhupa, xhaketa, pantallona, kostume, fustane, funde, etj, Këmisha, bluza, pulovra, bluza pas trupit, pantallona të shkurtra, rroba banje, tuta, kostume vrapimi, geta ,etj, Jelek, të brendëshme, çorape, streçe, geta, sutiena, funde me palë, të brendëshme me tantellë, fustane nate, breza, korse, çorape të thurura, etj, Bizhama , bluza nate, robdishane, kostume banje, xhaketa për shtëpi, etj, Veshje për fëmijë dhe çorape të thurura për fëmijë. |
4 - STREHIMI, UJI, ENERGJIA ELEKTRIKE DHE LËNDE TË TJERA DJEGËSE | Në këtë zë përfshihen: Qiraja e paguar (si shpenzim i kryer efektivisht për marrjen e ambienteve të banimit me qira nga ana e NjEF), mirëmbajtja dhe riparimi i banesës, materiale për riparim, pagesa për energji elektrike: ujë, gaz, heqje plerash, dhe të gjitha pagesat që kanë lidhje me banesën e familjes etj. |
5 - MOBILJE, PAJISJE PËR SHTËPINË DHE MIRËMBAJTJA E ZAKONSHME E SHTËPISË | Në këtë zë perfshihen:Krevate, sofa, divane, tavolina, karrige, bufe, komo dhe rafte librash, pajisjet e ndriçimit si abazhurë tavanesh, llampa standart, në formë globesh, dhe abazhurë komodinash , të gjitha llojet e tekstileve për shtëpi, pajisje elektroshtëpiake, pajisje dhe vegla për kopshtin, tapete, riparimi i tyre, pagesa për kopshtar, guzhiniere, dado etj. |
6 - SHËNDETI | Ky grup mbulon ilaçet, protezat, makineritë dhe pajisjet mjekësore si dhe produkte të tjera të lidhura me mjekimin të blera nga individët, me dhe pa recetë, zakonisht nga furnizuesit e ilaçeve, aparatura dhe pajisje terapeutike, te gjitha llojet e shërbimeve mjekësore përfshirë dhe ato ambulatore etj. |
7 - TRANSPORTI | Të gjitha llojet e makinave, të reja dhe të përdorura, taxi, Bileta avionësh, të gjitha llojet e biletave Naftë, Gas, Pjesë këmbimi dhe riparime, Garazhe, etj. |
8 - KOMUNIKIMI | Shërbime postare, të gjitha llojet e shërbimeve për komunikim,telefona, celularë, fax, internet etj. |
9 - ARGËTIMI DHE KULTURA | Në këtë zë përfshihen të githa llojet e pajisjeve audio-vizuale,Aparate marrje, regjistrimi dhe riprodhimi të tingujve dhe filmave, Pajisjet e përpunimit të informacionit, Pajisje fotografike dhe kinematografike dhe instrumente optike,Të mira afatgjata për argëtim në ambientet e jashtme, Pajisjet kryesore për lojra dhe sport, Bileta, lojra fati , riparimi dhe mirëmbajtja e tyre etj. |
10 - ARSIMI | Kjo ndarje përfshin vetëm shërbimin e arsimit. |
Klasifikimi i shërbimeve të arsimit bazohet në kategoritë sipas niveleve të Klasifikimit Standart Ndërkombëtar të Arsimit (ISCED) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). |
Përfshihen: Arsimi parashkollor dhe fillor, Arsimi 8/9 vjeçar dhe i mesëm, Arsimi parauniversitar, Arsimi i lartë, Arsim i papërcaktuar në nivele (Kurse arsimi). |
11 - RESTORANTE DHE HOTELE | Në këtë zë perfshihen: Restorante, bare dhe të tjera si këto, Shërbimet e akomodimit, menca, etj, Përfshihen: shërbime të shpërndarjes së produkteve ushqimore (ushqime, meze, pije dhe pije freskuese) të ofruara nga restorantet, kafenetë, bufetë, baret, etj, Hotele, motele, hane dhe shërbime të ngjashme akomodimi, Qendra pushimesh, vende për kamping, bujtina për të rinjtë dhe shërbime të ngjashme akomodimi, Shërbimet e akomodimit të institucioneve të tjera. |
12 – TË MIRA DHE SHËRBIME TË NDRYSHME | Në këtë zë përfshihen: Sallone bukurie dhe institucione të kujdesit personal, Pajisje elektrike dhe jo-elektrike për kujdes personal, riparimi i pajisjeve për kujdes personal, Sende personale, Përkrahja sociale, Sigurimi, Shërbime financiare të specifikuara, Shërbime të tjera të paspecifikuara etj. |