Anketa e Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare, 2017
Në vitin 2017, shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF-ve, të përbëra mesatarisht nga 3,7 persona, janë 73.400 lekë. Totali i shpenzimeve për konsum është 56,5 miliardë lekë në muaj për 769.494 familje. Shpenzimet mesatare për konsum të një individi vlerësohen të jenë 19.660 lekë në muaj, nga të cilat: 8.664 lekë për konsum ushqimor dhe 10.996 lekë për konsum jo-ushqimor.
Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2017, është 0,4 % më i lartë se në vitin 2016. Rritja e çmimeve të konsumit, në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016, është 2,0 %.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al