Anketa e Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare, 2016

Në vitin 2016, shpenzimet mesatare mujore për konsum[1] të NjEF të përbëra mesatarisht nga 3,7 persona, janë 73.143 lekë. Totali i shpenzimeve për konsum është 56,1 miliardë lekë në muaj për 768.311 familje. Shpenzimet mesatare për konsum të një individi vlerësohet të jenë 19.591 lekë në muaj nga të cilat: 8.861 lekë për konsum ushqimor dhe 10.730 lekë për konsum jo-ushqimor.

[1] Shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF janë shpenzimet që kryen mesatarisht një NjEF gjithsej në Shqipëri, të cilat sillen me bazë mujore pasi mblidhen nga anketa përgjatë gjithë vitit. Në vijim do ti referohemi shkurtimisht “shpenzimet mesatare mujore për konsum” me termin “shpenzime për konsum”.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al