Anketa e Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare, 2015

Gjatë periudhës Janar 2015 - Dhjetor 2015, u krye Anketa e Buxhetit të Familjes (ABF) realizuar nga INSTAT pranë 7.335 Njësive Ekonomike Familjare (NjEF), e cila bën të mundur përshkrimin e shpenzimeve për konsum të NjEF me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri. Në periudhën e referencës, shpenzimet mesatare mujore për konsum[1] të NjEF vlerësohen të jenë 70.766 lekë, duke pasur parasysh se një NjEF në Shqipëri përbëhet mesatarisht nga 4 persona. Sipas anketës vlerësohet se totali i shpenzimeve për konsum të NjEF për vitin 2015 është rreth 54 miliardë lekë në muaj dhe numri i NjEF në Shqipëri është 764.115. Nëse konsiderojmë shpenzimet për frymë në periudhën një-vjeçare të kryerjes së anketës, rezulton se një individ në Shqipëri shpenzon rreth 18.600 lekë në muaj për konsum nga të cilat: 9.100 për konsum ushqimor dhe 9.500 lekë për konsum jo-ushqimor.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al