Anketa e Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare, 2014

Gjatë periudhës Janar 2014 - Dhjetor 2014, u krye Anketa e Buxhetit të Familjes (ABF) realizuar nga INSTAT mbi një kampion prej 7.836 Njësish Ekonomike Familjare (NjEF), e cila bën të mundur përshkrimin e shpenzimeve për konsum të NjEF me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri. Në periudhën e referencës, shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF vlerësohet të jenë rreth 69 mijë lekë duke pasur parasysh se një NjEF në Shqipëri përbëhet mesatarisht nga 3,8 persona. Sipas anketës vlerësohet se totali i shpenzimeve mujore për konsum të NjEF për vitin 2014 është rreth 52.6 miliardë lekë në muaj. Në këtë vit, numri i NjEF në Shqipëri vlerësohet të jetë rreth 758 mijë. Nëse konsiderojmë shpenzimet mesatare mujore për frymë në periudhën një-vjeçare të kryerjes së anketës, rezulton se një individ në Shqipëri shpenzon mesatarisht rreth 18 mijë lekë në muaj për konsum nga të cilat: 8 mijë lekë për konsum ushqimor dhe 10 mijë lekë për konsum jo-ushqimor.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al