Anketa e Turizmit në Familje, “Pushime dhe Udhëtime” është një vrojtim statistikor që kryhet pranë njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe ka objekt të gjithë individët me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri mbi 15 vjeç. Anketa mbledh të dhëna mbi udhëtimet me të paktën një natë fjetjeje për pushime, udhëtime pune dhe udhëtime të tjera, si dhe udhëtimet vajtje-ardhje, brenda dhe jashtë vendit.