Statistikat e transportit, Qershor 2019
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Qershor 2019 është 413 mijë ton, duke u rritur 48,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Në gjashtëmujorin e parë 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.212 mijë ton, duke u rritur me 13,9 %, krahasuar me vitin 2018.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Qershor është 1.788 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 12,9 %, krahasuar me Qershor 2018.
Në gjashtëmujorin e parë 2019, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 9.650 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 16,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al