Strukturat Akomoduese, Janar 2022
INSTAT në vijim të publikimit tremujor të rezultateve të Anketës së Turizmit “Strukturat Akomoduese”, publikon për herë të parë me frekuencë mujore të dhënat për muajin Janar 2022 e në vazhdim.
Anketa realizohet pranë hoteleve dhe strukturave të ngjashme me to dhe ka si qëllim të masë ecurinë e treguesve statistikorë mbi ofertën akomoduese të turizmit shqiptar, që janë të rëndësishëm për të hartuar politika mbi zhvillimin e kapaciteteve të sektorit të turizmit.
Në muajin Janar 2022, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë:
Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 50,7 %, në krahasim me Janar 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:
numri i vizitorëve rezident është rritur me 60,3 %;
numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 35,2 %;
Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 2 herë, në krahasim me Janar 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:
numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 87,6 %;
numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 2,2 herë;
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017