Tregtia me pakicë, T1 - 2014

Në tremujorin e parë 2014, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 5,7 %

Në tremujorin e parë 2014, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 5,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Ndërkaq, në grupin e Tregtisë me Pakicë, indeksi i volumit të shitjeve, pa përfshirë këtu Tregtimin me Pakicë të Hidrokarbureve, ka pësuar rritje prej 4,5 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Në këtë tremujor, në grupin "Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve është rritur 0,5 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit pararendës, ku nëngrupi me peshën më të madhe në këtë grup (Shprehimisht "Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara") është rritur në masën 4,8 %

Publikimi i radhës
Tregtia me pakicë, T2- 2014
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al