Indeksit i tregtisë me pakicë ka si qëllim të tregojë ecurinë e tregtisë të mallrave. Indeksi nuk mbulon veprimtari të tjera, të këtilla si sigurimi i shërbimeve etj. Indeksi përmbledh tërësinë e shumave të faturuara nga ndërmarrja gjatë periudhës së referencës, të cilat përkojnë me rishitjen e mallrave pa asnjë ndryshim tjetër. Të dhënat e mbledhura çdo muaj i referohen shitjeve të kryera, duke përjashtuar TVSH, duke përfshirë detyrimet dhe taksat e tjera të aplikuara mbi mallrat. Volumi i shitjeve paraqet vlerën e shitjeve, me çmime konstante, dhe është një indeks sasior. Volumi i indeksit mund të përllogaritet me çmimin aktual, dhe të deflatohet përmes aplikimit të deflatorëve të shitjeve.
Kalendari
Data | Statistika | Periudha |
---|---|---|
16-12-2024 | Tregtia me pakicë Statistikat | T3-2024 |
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tregtia me Pakicë, T1 - 2024 | 26-06-2024 | ||
Tregtia me Pakicë, T2 - 2024 | 13-09-2024 |
Tregtia me Pakicë, T1 - 2023 | 15-06-2023 | ||
Tregtia me Pakicë, T2 - 2023 | 14-09-2023 | ||
Tregtia me Pakicë, T3 - 2023 | 15-12-2023 | ||
Tregtia me Pakicë, T4 - 2023 | 18-03-2024 |
Tregtia me Pakicë, T1 - 2022 | 15-06-2022 | ||
Tregtia me Pakicë, T2 - 2022 | 15-09-2022 | ||
Tregtia me Pakicë, T3 - 2022 | 15-12-2022 | ||
Tregtia me Pakicë, T4 - 2022 | 16-03-2023 |
Tregtia me Pakicë, T1 - 2021 | 17-06-2021 | ||
Tregtia me Pakicë, T2 - 2021 | 15-09-2021 | ||
Tregtia me Pakicë, T3 - 2021 | 14-12-2021 | ||
Tregtia me Pakicë, T4 - 2021 | 15-03-2022 |
Tregtia me Pakicë, T1 - 2020 | 18-06-2020 | ||
Tregtia me Pakicë, T2 - 2020 | 15-09-2020 | ||
Tregtia me Pakicë, T3 - 2020 | 15-12-2020 | ||
Tregtia me Pakicë, T4 - 2020 | 12-03-2021 |
Tregtia me Pakicë, T4 - 2018 | 13-03-2019 | ||
Tregtia me Pakicë, T1 - 2019 | 18-06-2019 | ||
Tregtia me Pakicë, T2 - 2019 | 19-09-2019 | ||
Tregtia me Pakicë, T3 - 2019 | 12-12-2019 | ||
Tregtia me Pakicë, T4 - 2019 | 12-03-2020 |
Tregtia me Pakicë, T4 - 2017 | 15-03-2018 | ||
Tregtia me Pakicë, T1 - 2018 | 19-06-2018 | ||
Tregtia me Pakicë, T2 - 2018 | 13-09-2018 | ||
Tregtia me Pakicë, T3 - 2018 | 13-12-2018 |
Tregtia me Pakicë, T4 - 2016 | 16-03-2017 | ||
Tregtia me Pakicë, T1-2017 | 13-06-2017 | ||
Tregtia me Pakicë, T2 - 2017 | 13-09-2017 | ||
Tregtia me pakicë, T3 - 2017 | 13-12-2017 |
Tregtia me Pakicë, T4 - 2015 | 31-03-2016 | ||
Tregtia me Pakicë, T1-2016 | 06-07-2016 | ||
Tregtia me Pakicë, T2 - 2016 | 27-09-2016 | ||
Tregtia me Pakicë, T3-2016 | 22-12-2016 |
Tregtia me Pakicë, T1 - 2015 | 26-06-2015 | ||
Tregtia me Pakicë, T2 - 2015 | 25-09-2015 | ||
Tregtia me Pakicë, T3 - 2015 | 22-12-2015 |
Tregtia me pakicë, T4 - 2013 | 26-03-2014 | ||
Tregtia me pakicë, T1 - 2014 | 01-07-2014 | ||
Tregtia me Pakicë, T2 - 2014 | 26-09-2014 | ||
Tregtia me Pakicë, T3 - 2014 | 23-12-2014 | ||
Tregtia me Pakicë, T4 - 2014 | 26-03-2015 |
Tregtia me Pakicë T1 - 2013 | 24-06-2013 | ||
Tregtia me Pakicë T2 - 2013 | 08-07-2013 | ||
Tregtia me pakicë T3 -2013 | 30-12-2013 |
Tregtia me Pakicë, T2 - 2012 | 11-09-2012 | ||
Tregtia me Pakicë T3 - 2012 | 24-12-2012 | ||
Tregtia me Pakicë T4 - 2012 | 26-03-2013 |
Tregtia me Pakicë, T1 - 2011 | 24-06-2011 | ||
Tregtia me Pakicë, T2 - 2011 | 12-09-2011 | ||
Tregtia me Pakicë, T3 - 2011 | 20-12-2011 | ||
Tregtia me Pakicë, T4 - 2011 | 26-03-2012 |
Informacion
Në vazhdim të përpjekjeve të përafrimit dhe standardizimit të statistikave të Tregtisë me Pakicë me statistikat evropiane, INSTAT publikon Indeksin e volumit në Tregtinë me Pakicë si më poshtë :
- Indekset në Tregtinë me pakicë dhe Tregtinë dhe riparimin e automjeteve duke filluar nga tremujori i parë 2024, do të llogariten me vit bazë 2021=100.
- Peshat janë llogaritur bazuar në rezultatet e Anketës Tremujore në Tregtinë me Pakicë e Tregtinë dhe Riparimin e Automjeteve, për vitin 2023, realizuar nga INSTAT. Shifra e afarizmit është vlerësuar në nivel produkti. Për kodifikimin e produkteve është përdorur Nomenklatura e Produkteve (NP).
- Grupet kryesore të detajimit janë në përputhje me grupet koresponduese në Indeksin e Çmimeve të Konsumit
Informacion mbi vrojtimin
Qëllimi - Statistikat tremujore të Tregtisë me pakicë pranë ndërmarrjeve tregtare përshkruajnë ecurinë dhe zhvillimet më të fundit të treguesve ekonomik në njësitë e shitjes me pakicë dhe konsumit të popullatës në vend.
Baza ligjore të cilës i nënshtrohet metodologjia e prodhimi të treguesve të Tregtisë me Pakicë, është Rregullorja (BE) 2019/2152 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 27 nëntor 2019 për Statistikat Evropiane të Biznesit.
Fusha e mbulimit - Bazuar në aktivitetin kryesor janë përfshirë në vrojtim:
- ndërmarrjet e tregtisë me pakicë grupi 47-NVE Rev.2 (përjashto 47.79-4799)
- tregtia me pakicë e hidrokarbureve grupi 473-NVE Rev. 2
Grupet janë vlerësuar në bazë të përqindjes që secili produkt ose mall ka zenë në shifrën gjithsej të afarizmit të realizuar nga ndërmarrjet. Për kodifikimin e produkteve është përdorur Nomenklatura e Produkteve (NP). Grupet kryesore të detajimit janë në përputhje me grupet përkuese në Indeksin e Çmimeve të Konsumit. Indekset krahasohen me periudhën bazë, 2021=100.
Peshat – Struktura e peshave në Tregtinë me Pakicë:
Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare të jo të specializuara dhe të specializuara 30%
Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara 40%
Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara 30%
Modeli - Kampioni i ndërmarrjeve është zgjedhur nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve, ku:
Kampioni për ndërmarjet me 1 - 4 të punësuar është marrë me zgjedhje, ndërsa ndërmarrjet me 5 e më shumë të punësuar janë anketuar tërësisht.
Mbledhja e informacionit - Nga të dhënat mblidhen direkt nga ndërmarrjet me anketues të cilët plotësojnë pyetësorin Anketa Tremujore pranë Ndërmarrjeve të Tregtisë.
Treguesit - Janë dhënë në formë indeksi, ndryshimi tremujor në përqindje, ndryshimi vjetor në përqindje me një vit referues bazë, aktualisht 2021=100. Të dhënat nuk paraqesin vlera absolute.
Indekset - Shprehin ndryshimin në kohë të një variabli të dhënë ose tërësi variablash. Indeksi i volumit është llogaritur me anë të formulës Laspeyres. Për të eleminuar ndikimin e çmimeve, indekset deflatohen me indeksin e çmimeve të konsumit për periudhat përkatëse sipas grupeve përkuese.
Ndryshimi vjetor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit të njejtë të një viti më parë.
Ndryshimi tremujor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit paraardhës të të njejtit vit.
Rishikimi – Indekset mund të rishikohen për disa arsye: Informacion shtesë, ndryshime metodologjike ose rivlersime të koeficientëve të përdorur , etj.
Përkufizim i treguesit kryesor - Shifra e afarizmit përfshin shitjet mujore gjithsej që ndërmarrja realizon gjatë muajit nga shitja e produkteve apo shërbimeve përjashtuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Përshtatja sezonale dhe kalendarike
Përshtatja sezonale dhe kalendarike në seritë mujore / tremujore të Tregtisë me pakicë u zbatua duke përdorur si software JDemetra+, versioni 2.2.4 Model i përzgjedhur për shpërbërjen e serive është X-12 Arima, nënspecifikimin X-13 në serinë kohore. Modeli X-12 Arima bazohet plotësisht mbi mesataren e lëvizëshme. Në serinë e të dhënave është zbatuar shpërbërja e shumëfishtë (multiplikative). Përshtatjet janë në drejtim të ndikimeve sezonale dhe kalendarike në pasqyrimin e statistikave tremujore. Për përshtatjet sezonale të serive është përdorur qasja direkte. Për përshtatjen kalendarike është përdorur specifikimi i ditëve tregtare dhe kalendari kombëtar, duke marrë në konsideratë si festat fikse dhe ato të lëvizshme. Në përshtatjen sezonale janë analizuar edhe ngjarjet e vecanta të ndodhura përgjatë harkut kohor të shtrirjes së serive.