Statistikat e Transportit Hekurudhor, T2 - 2024

Gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend është 253 km. Në shfrytëzim janë linjat hekurudhore: Kufi - Gjorm 93 km, Durrës - Elbasan 76 km, Rrogozhinë – Fier 49 km dhe Fier – Vlorë 35 km. Transporti hekurudhor i mallrave kryhet në distanca 0 - 49 km dhe 50 - 150 km.

Statistikat e Transportit hekurudhor, për tremujorin e dytë 2024, paraqiten si në vazhdim:

Volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore është 143 mijë ton, duke shënuar rritje me 2,8 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2023. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në mijë ton-km rezultoi 4.728 nga 4.761 mijë ton-km në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u ulur me 0,7 %.

Publikimi i radhës
Statistikat e Transportit Hekurudhor, T3 - 2024
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al