Aksidentet Rrugore, Prill 2021

Në muajin Prill 2021 numërohen 104 aksidente rrugore nga 51 aksidente të ndodhura në muajin Prill 2020, duke u rritur me 103,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për shkak të mbylljes (lockdown) në vitin 2020, rënia e aksidenteve ishte e madhe. Kështu që krahasimi me këtë vit jo normal për shkak të pandemisë ka sjellë një rritje të lartë gjatë këtij muaji. Në katërmujorin e parë të vitit 2021, numërohen 427 aksidente rrugore nga 315 aksidente të ndodhura në katërmujorin e parë të vitit 2020, duke u rritur me 35,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Publikimi i radhës
Aksidentet Rrugore, Maj 2021
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al