Statistikat e Transportit, Mars 2018

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Mars 2018 është 290 mijë ton, duke u ulur 15,8 %, krahasuar me Mars 2017.

Në tremujorin e parë 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 937 mijë ton, duke u rritur me 11,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.645 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 21,4 % krahasuar me Mars 2017.

Në tremujorin e parë 2018, ky volum është 3.067 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 7,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Publikimi i radhës
Statistikat e Transportit, Prill 2018
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al