Qëllimi i publikimit mujor të aksidenteve rrugore është paraqitja e rezultateve dhe treguesve mbi aksidentet rrugore si: ndryshimi në numrin e aksidenteve mujore, numrit të personave të vrarë dhe të plagosur nga aksidentet rrugore të klasifikuar sipas gjinisë, sjelljes së përdoruesve të rrugës, moshës dhe qarqeve në vend duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është institucioni i cili i siguron INSTAT-it një sistem të gjerë informacioni lidhur me aksidentet rrugore.
Qëllimi i publikimit "Statistikat e Transportit" është të paraqesë rezultatet dhe treguesit që lidhen me transportin, të cilët janë bazë për monitorimin e tendencave, flukseve dhe strukturës në llojet e ndryshme të transportit. Publikimi mujor "Statistikat e Transportit" paraqet tregues lidhur me flukset e mallrave dhe numrit të pasagjerëve që lëvizin çdo muaj sipas mënyrave të ndryshme të transportit si: me det, ajër dhe hekurudhë si dhe vlera e eksport/importeve të mallrave sipas mënyrës së transportit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është institucioni përgjegjës për zhvillimin e politikave të transportit në vend si dhe burimi kryesor që siguron INSTAT-it një sistem të gjerë informacioni administrativ mbi fushën e transportit nga të cilat sigurohet edhe publikimi mujor i këtyre treguesve.
Qëllimi i publikimit "Statistikat e Transportit" është të paraqesë rezultatet dhe treguesit që lidhen me transportin, të cilët janë bazë për monitorimin e tendencave, flukseve dhe strukturës në llojet e ndryshme të transportit. Publikimi mujor "Statistikat e Transportit" paraqet tregues lidhur me flukset e mallrave dhe numrit të pasagjerëve që lëvizin çdo muaj sipas mënyrave të ndryshme të transportit si: me det, ajër dhe hekurudhë si dhe vlera e eksport/importeve të mallrave sipas mënyrës së transportit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është institucioni përgjegjës për zhvillimin e politikave të transportit në vend si dhe burimi kryesor që siguron INSTAT-it një sistem të gjerë informacioni administrativ mbi fushën e transportit nga të cilat sigurohet edhe publikimi mujor i këtyre treguesve.
Qëllimi i publikimit "Statistikat e Transportit" është të paraqesë rezultatet dhe treguesit që lidhen me transportin, të cilët janë bazë për monitorimin e tendencave, flukseve dhe strukturës në llojet e ndryshme të transportit. Publikimi mujor "Statistikat e Transportit" paraqet tregues lidhur me flukset e mallrave dhe numrit të pasagjerëve që lëvizin çdo muaj sipas mënyrave të ndryshme të transportit si: me det, ajër dhe hekurudhë si dhe vlera e eksport/importeve të mallrave sipas mënyrës së transportit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është institucioni përgjegjës për zhvillimin e politikave të transportit në vend si dhe burimi kryesor që siguron INSTAT-it një sistem të gjerë informacioni administrativ mbi fushën e transportit nga të cilat sigurohet edhe publikimi mujor i këtyre treguesve.
Qëllimi i publikimit "Statistikat e Transportit" është të paraqesë rezultatet dhe treguesit që lidhen me transportin, të cilët janë bazë për monitorimin e tendencave, flukseve dhe strukturës në llojet e ndryshme të transportit. Publikimi mujor "Statistikat e Transportit" paraqet tregues lidhur me flukset e mallrave dhe numrit të pasagjerëve që lëvizin çdo muaj sipas mënyrave të ndryshme të transportit si: me det, ajër dhe hekurudhë si dhe vlera e eksport/importeve të mallrave sipas mënyrës së transportit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është institucioni përgjegjës për zhvillimin e politikave të transportit në vend si dhe burimi kryesor që siguron INSTAT-it një sistem të gjerë informacioni administrativ mbi fushën e transportit nga të cilat sigurohet edhe publikimi mujor i këtyre treguesve.
Qëllimi i publikimit "Karakteristikat e mjeteve rrugore" është sigurimi informacionit mbi numrin e mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “Aktiv” ose “Të çregjistruara përkohësisht” në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të mjeteve rrugore. Publikimi vjetor mbi "Karakteristikat e mjeteve rrugore" paraqet tregues mbi numrin e mjeteve rrugore sipas llojit, mjete rrugore sipas qarqeve, sipas kambios, markës, lëndës djegëse, autoveturat sipas vitit të prodhimit, lëndës djegëse dhe vëllimit motorik. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është institucioni i cili i siguron INSTAT-it një sistem të gjerë informacioni lidhur me mjetet rrugore që qarkullojnë në vendin tonë.
Kalendari
Data | Statistika | Periudha |
---|---|---|
27-12-2024 | Aksidentet Rrugore | Nëntor 2024 |
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Statistikat e Transportit
Transporti i mallrave mujor | ||
Transporti mallrave | ||
Transporti i pasagjerëve mujor | ||
Transporti i pasagjerëve | ||
Tregues specifik sipas llojeve te transportit |
Statistikat e Aksidenteve
Aksidente rrugore mujore | ||
Aksidentet në rrjetin rrugor | ||
Aksidentet rrugore sipas ditëve të javës | ||
Aksidente hekurudhore | ||
Aksidentet hekurudhore (te detajuara) |
Karakteristikat e mjeteve rrugore
1 Qëllimi
Qëllimi i statistikave të Transportit është të paraqesë rezultatet dhe treguesit që lidhen me transportin, të cilët janë bazë për monitorimin e tendencave, flukseve dhe strukturës në llojet e ndryshme të transportit. Statistikat e Transportit paraqesin tregues lidhur me flukset e mallrave dhe numrit të pasagjerëve që lëvizin në baza mujore, tremujore dhe vjetore sipas mënyrave të ndryshme të transportit si: hekurudhor, rrugor, detar dhe ajëror.
Transporti Hekurudhor
Statistikat mbi transportit hekurudhor përfshijnë numrin e pasagjerëve dhe volumin e mallrave të transportuara nëpërmjet sistemit hekurudhor, gjatësinë e linjave hekurudhore në shfrytëzim, volumet e punës në tranportin hekurudhor, infrastrukturën, mjetet e transportit, investimet dhe mirëmbajtjen në infrastrukturën hekurudhore dhe statistikat e aksidenteve. Gjatësia e linjës hekurudhore në vend është 334 km. Transporti hekurudhor është përqëndruar në qarqet Durrës, Elbasan, Shkodër, Tiranë, Vlorë.
Transporti Rrugor
Statistikat mbi transportin rrugor përfshijnë tregues mbi inventarin e mjeteve të tranportit rrugor sipas grupeve, gjatësisë së rrjetit rrugor, aksidenteve të mjeteve rrugore, investimeve dhe mirëmbajtjes së rrjetit rrugor.
Transporti Detar
Statistikat mbi transportin detar përfshijnë numrin e pasagjerëve për secilin port në vend dhe volumin e punës së ngarkim-shkarkimit sipas porteve dhe strukturës.
Transporti Ajror
Statistikat mbi transportin ajror përfshijnë numrin e fluturimeve dhe mbikalimeve të avionëve, numrin e udhëtarëve që kanë lëvizur për çdo muaj, numrin e shoqërive ajrore që operojnë në vend, sasinë e mallrave të transportuar nëpërmjet sistemit ajror dhe posta e dërguar me anë të rrugëve ajrore e cila shprehet në kg.
2 Baza Ligjore
Baza ligjore mbi të cilën mbështeten Statistikat e Transportit përbëhet nga:
- Ligji 17/2018 “Për statistikat zyrtare”,
- Programi Kombëtar i Statistikave Zyrtare për periudhën 2022-2026.
Rregulloret
Statistikat e Transportit mbështeten në Rregulloret Evropiane të cilat udhëheqin prodhimin e këtyre statistikave. Në mënyrë që të jenë të krahasueshme me statistikat e vendeve evropiane, statistikat e Transportit prodhohen duke zbatuar rregulloret për secilin mënyrë transporti:
- Rregulloren e Parlamentit dhe Këshillit Evropian Nr 2018/643 “Mbi Statistikat e Transportit”;
- Direktiva e Parlamentit dhe Këshillit Evropian Nr. 2009/42, datë 6 Maj 2009 “Mbi kthimet statistikore në lidhje me transportin e mallrave dhe udhëtarëve nga deti”;
- Rregulloren e e Parlamentit dhe Këshillit Evropian Nr. 2018/974, datë 4 Qershor 2018 “Mbi statistikat e transportit të mallrave përmes rrugëve ujore brenda vendit”;
- Rregulloren e e Parlamentit dhe Këshillit Evropian Nr. 70/2012, datë 18 Janar 2012 “Mbi kthimet statistikore në lidhje me transportin e mallrave me rrugë”;
- Rregulloren e e Parlamentit dhe Këshillit Evropian Nr. 437/2003, datë 27 Shkurt 2003 “Mbi kthimet statistikore në lidhje me transportin ajror të udhëtarëve, mallrave dhe postës”.
3 Burimet dhe metodat e mbledhjes së të dhënave
Të dhënat e përdorura për prodhimin e statistikave të Transportit janë të dhëna administrative. Burimi i të dhënave është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila është institucioni përgjegjës për zhvillimin e politikave të transportit në vend si dhe burimi kryesor që siguron INSTAT-it një sistem të gjerë informacioni administrativ mbi fushën e transportit.
4 Periudha referuese
Statistikave e Transportit i referohen të dhënave mujore, tremujore dhe vjetore.
Informacioni mbi Statistikat e Transportit publikohet afërsisht 27 ditë pas përfundimit të tremujorit referues (T+27) sipas datës së paracaktuar në kalendarin e botimeve të INSTAT. Disa të dhëna statistikore publikohen në frekuencë vjetore.
5 Klasifikimi dhe përkufizimet
Klasifikimi
Për klasifikimin e mallrave sipas mënyrave të transportit përdoret Klasifikimi Standard i Mallrave për Statistikat e Transportit i cili njihet shkurt si NST 2007. Ky klasifikim përdoret për mallrat e transportuara nëpërmjet katër mënyrave të transportit: rrugë, hekurudhë, rrugë ujore të brendshme dhe det.
NST 2007 është plotësisht i ndërlidhur me Klasifikimin e Produkteve dhe Aktiviteteve, CPA 2008 dhe Nomeklaturën e Aktiviteteve Ekonomike (NVE Rev. 2). Rrjedhimisht, NST 2007 është gjithashtu në përputhje me klasifikimet homologe të Kombeve të Bashkuara (CPC dhe ISIC) dhe Nomenklaturën e Kombinuar (CN) 2007. Ky klasifikim mund të gjendet në linkun më poshtë:
Nomenklatura Standarde e Mallrave për Statistikat e Transportit
Përkufizimet e treguesve
Transporti hekurudhor
Transporti hekurudhor- Çdo lëvizje e mallrave dhe / ose pasagjerëve që përdorin një automjet hekurudhor në një rrjet të caktuar hekurudhor.
Gjatësia e shinave- Për një seksion të caktuar hekurudhor është gjatësia midis pikës së mesme të ndërtesës së stacionit të nisjes dhe pikës së mesme të ndërtesës së stacionit të terminalit.
Mallrat e transportuara me hekurudhë- Çdo lëvizje e mallrave me hekurudhë, duke përfshirë paketimin dhe pajisjet si kontejnerët, paletat dhe mjetet rrugore të mallrave, të transportuara me hekurudhë.
Ton-Kilometër (tkm)- Njësia e matjes që përfaqëson lëvizjen e një ton kapaciteti të disponueshëm në një vagon kur kryhet shërbime për të cilat është përcaktuar një distancë kryesisht mbi një kilometër.
Tren-kilometër- janë distancat në kilometra të përshkuara nga trenat.
Pasagjer me hekurudhë - Çdo person, duke përjashtuar anëtarët e ekuipazhit të trenit, i cili bën një udhëtim me hekurudhë.
Transporti rrugor
Trafiku - Lëvizja e automjeteve, udhëtarëve dhe mallrave. Paraqitet si numri i pasagjerëve që kanë mbërritur ose janë nisur, sasia e mallrave të mbërritur ose dërguar në stacione.
Transporti Rrugor - Çdo lëvizje e mallrave dhe/ose e pasagjerëve që përdorin një automjet rrugor në një rrjet të caktuar rrugor.
Kategoritë e rrugëve- Rrugët kategorizohen sipas tre llojeve të krahasueshme ndërkombëtarisht: Autostrada, Rrugë brenda zonave të banuara, Rrugë jashtë zonave të banuara dhe Rrugë të tjera.
Autostradë- Rrugët publike të destinuara për transportin në distanca të gjata të automjeteve motorike dhe janë pjesë e lidhjeve të autostradës me vendet fqinje. Kryqëzimet e veçanta për ngarje në autostradë dhe jashtë (të ashtuquajturat në rampat dhe rampat jashtë ose daljet) janë një pjesë e autostradave.
Gjatësia e rrugës- Gjatësia e rrugës është distanca midis pikës fillestare dhe asaj fundore.
Mjete rrugore për pasagjerë- Një automjet rrugor i projektuar, ekskluzivisht ose kryesisht, për të transportuar një ose më shumë persona.
Makina me qëllim të veçantë për pasagjerë- Vetura të pasagjerëve të dizajnuara për qëllime të ndryshme nga transporti i pasagjerëve. Kjo kategori përfshin p.sh. automjetet e zjarrfikësve, ambulancat, automjetet funeral, makina shkollore, automjetet garuese dhe automjetet e tjera të pasagjerëve që nuk specifikohen diku tjetër.
Mjete rrugore për mallrat- Automjeti rrugor i projektuar, ekskluzivisht ose kryesisht, për të transportuar mallra
Transporti detar
Transporti detar - Çdo lëvizje e mallrave dhe / ose pasagjerëve që përdorin anije tregtare në udhëtime, të cilat ndërmerren tërësisht ose pjesërisht në det.
Port statistikor - Një port statistikor përbëhet nga një ose më shumë porte, të kontrolluara normalisht nga një autoritet i vetëm porti, në gjendje të regjistrojë lëvizjet e anijeve dhe ngarkesave.
Pasagjerë detar - Çdo person që bën një udhëtim në det në një anije tregtare.
Pasagjerë/kilometër - Njësia e matjes që përfaqëson lëvizjen e një pasagjeri në një anije tregtare mbi një kilometër.
Mallrat e transportuara nga deti - Çdo mall i përcjellë nga anijet tregtare.
Porti i ngarkimit - Porti i ngarkimit quhet porti ku mallrat ngarkohen në anije dhe transportohen prej saj.
Porti i shkarkimit - Porti i shkarkimit quhet porti ku mallrat janë shkarkuar nga anija pasi janë transportuar prej saj.
TEU- Njësi statistikore e bazuar në kontenierët ISO me një lartësi 6.1 m (20 feet) për të siguruar një masë të standartizuar të kontenierëve me kapacitete të ndryshme dhe për përshkrimin e kapaciteteve të kontenierëve në anije. 6.1m (20 fee)= 1 TEU.
Transporti ajror
Transporti ajror - Çdo lëvizje e mallrave dhe / ose pasagjerëve në lëvizjen e avionëve.
Aeroport - Një zonë e caktuar e tokës ose ujit (përfshirë ndërtesat, instalimet dhe pajisjet) të destinuara për t'u përdorur qoftë tërësisht ose pjesërisht për mbërritjen, nisjen dhe lëvizjen sipërfaqësore të avionëve dhe të hapur për operacionet tregtare të transportit ajror.
Linjë ajrore - Një ndërmarrje aviacioni që operon aeroplanët për qëllime tregtare që (i) kryen shërbime të planifikuara të transportit ajror, ose të dy, të cilat janë në dispozicion të publikut për transportin e pasagjerëve, postën, dhe / ose ngarkesa dhe (ii) është vërtetuar për qëllime të tilla nga autoriteti i aviacionit civil të shtetit në të cilin është themeluar.
Shërbimi ajror i pasagjerëve - Shërbimi ajror i planifikuar ose jo i planifikuar i kryer nga aeroplanët që transportojnë një ose më shumë pasagjerë të ardhura dhe çdo fluturim të listuar në oraret e publikuara si të hapura për pasagjerë.
Shërbimi ajror i mallrave dhe i postës - Shërbimi ajror i planifikuar ose jo i planifikuar, i kryer nga aeroplanët që mbajnë ngarkesa të ardhura (mallrave dhe postës), përveç pasagjerëve.
Numri i fluturimeve - Një numër fluturimi është numri i parë fillestar i publikuar i caktuar nga operatori i transportit ajror në fluturim. Pasagjerët që përdorin një fluturim nga një aeroplan mund të udhëtojnë nën një sërë numrash të ndryshëm fluturimesh.
1 Qëllimi
Qëllimi i publikimit "Statistikat e Aksidenteve rrugore" është paraqitja e rezultateve dhe treguesve mbi aksidentet rrugore si: ndryshimi në numrin e aksidenteve mujore, numrit të personave të vrarë dhe të plagosur nga aksidentet rrugore të klasifikuar sipas gjinisë, sjelljes së përdoruesve të rrugës, moshës dhe qarqeve.
Aksidentet në trafikun rrugor përfshijnë vetëm aksidentet që shkaktojnë vdekje apo plagosje. Mundësitë për ndodhjen e aksidenteve rrugore mund të lidhen me një sërë faktorësh, si numri i kilometrave të përshkruar, shtrirja dhe cilësia e infrastrukturës rrugore, kushtet klimaterike dhe gjeografike, dendësia e popullsisë. Sjellja e drejtuesve të mjeteve mund të përbëjë gjithashtu shkak për mundësitë e ndodhjes së aksidenteve, si psh trajnime të papërshtatshme ose eksperienca, mungesa e përqendrimit, shpejtësia tej normave të lejuara, mosrespektim i rregullave të qarkullimit si dhe konsumi i pijeve alkolike.
2 Baza Ligjore
Baza ligjore në nivel kombëtar mbi të cilat prodhohen Statistikat e Aksidenteve rrugore janë:
- Ligjin Nr. 17/2018 “Për Statistikat Zyrtare”;
- Programin Kombëtar të Statistikave Zyrtare 2022-2026 ;
- Memorandumi i Bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Rregulloret
Statistikat e Aksidenteve rrugore mbështeten në Rregulloret Evropiane të cilat udhëheqin prodhimin e këtyre statistikave:
- Vendimi i Këshillit 93/704/KE i datës 30 Nëntor 1993, "Mbi krijimin e një bazë të dhënash të Komunitetit për Aksidentet rrugore.
3 Burimet dhe metodat e mbledhjes së të dhënave
Të dhënat e përdorura për prodhimin e statistikave të Aksidenteve rrugore merren nga burime administrative. Burimi i të dhënave është Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
4 Periudha referuese
Statistikat e Aksidenteve rrugore i referohen të dhënave mujore dhe vjetore.
Informacioni mbi Statistikat e Aksidenteve rrugore publikohet afërsisht 18 ditë pas përfundimit të muajit referues (T+18) sipas datës së paracaktuar në kalendarin e botimeve të INSTAT. Disa të dhëna statistikore publikohen në frekuencë vjetore.
5 Përkufizimet e treguesve
- Aksidente: Ngjarje e papritur, e padëshiruar ose e paqëllimshme ose një zinxhir specifik ngjarjesh të tilla që sjellin pasoja të dëmshme
- Aksident me pasoja: Çdo aksident që përfshin të paktën një automjet rrugor në lëvizje në një rrugë publike ose private në të cilën publiku ka të drejtë hyrjeje, duke rezultuar në të paktën një person të plagosur ose të vrarë.
- I vdekur: Çdo person i cili ka vdekur menjëherë ose brenda 30 ditëve si rezultat i aksidentit, përjashtuar vetëvrasjet.
- I plagosur: Çdo person i cili si rezultat i një aksidenti nuk u vra menjëherë ose nuk vdiq brenda 30 ditësh, por pësoi një dëmtim për të cilin lind nevoja e një trajtimi mjekësor, duke përjashtuar vetëvrasjet në përpjekje.
- Sjellja e Drejtuesit të Mjetit: Nënkupton aksidentet që ndodhin kur drejtuesi i mjetit nuk zbaton rregullat e qarkullimit rrugor sipas “Kodit Rrugor” si: frenim i papritur, mosrespektimi i shenjave (sinjalistikës) së trafikut, mosrespektimi i normave të shpejtësisë, etj.
- Sjellja e Këmbësorëve: Nënkupton aksidentet që ndodhin kur këmbësori nuk zbaton rregullat e qarkullimit rrugor sipas “Kodit Rrugor” si: kalim rruge pa kujdes, etj.
1 Qëllimi
Statistikat mbi “Karakteristikat e mjeteve rrugore” japin informacion mbi numrin e mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të mjeteve rrugore. Në këtë publikim paraqiten disa tregues mbi mjetet rrugore, të tilla si: numri i mjeteve sipas llojit, mjete rrugore sipas qarqeve, mjete rrugore sipas kambios, mjete rrugore sipas vitit të prodhimit, mjete rrugore sipas markës, mjete rrugore sipas lëndës djegëse, autovetura sipas markës dhe viteve të prodhimit si dhe autovetura sipas vëllimit të motorrit.
2 Baza Ligjore
Baza ligjore për prodhimin e treguesve për “Karakteristikat e mjeteve rrugore” janë:
- Ligjin Nr. 17/2018, "Për Statistikat Zyrtare";
- Programi Kombëtar i Statistikave Zyrtare, 2022-2026;
- Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë.
Rregulloret
- Rregullorja e e Parlamentit dhe Këshillit Evropian Nr. 70/2012, datë 18 Janar 2012 “Mbi kthimet statistikore në lidhje me transportin e mallrave me rrugë”.
3 Burimet dhe metodat e mbledhjes së të dhënave
Burimi i vetëm i të dhënave të “Karakteristikave të mjeteve rrugore” është burimi administrativ. Të dhënat grumbullohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Mbulimi i të dhënave është në nivel vendi dhe qarku, dhe informacioni statistikor mundësohet në kohë. Të dhënat grumbullohen në bazë vjetore në periudha gjashtë mujore.
4 Periudha referuese
Statistikat e “Karakteristikave të mjeteve rrugore” i referohen të dhënave vjetore.
Rezultatet e statistikave të “Karakteristikave të mjeteve rrugore” publikohen në faqen e internetit të INSTAT sipas datës së përcaktuar në kalendarin e publikimeve.
5 Përkufizimet e treguesve
Inventari i mjeteve rrugore – Numri i mjeteve rrugore të regjistruara në një datë specifike në vend dhe licensuar për të përdorur rrugët me trafik publik.
Automjete për transport të përzier (ATP) - përfshihen mjetet që kanë një peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë jo më të madhe se 3.5 tonë, ose 4.5 tonë kur ka tërheqje elektrikea me bateri; janë të destinuara për transport njerëzish dhe mallrash me kapacitet maksimal nëntë ndenjëse, duke përfshirë dhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit.
Automjete për përdorim të veçantë (APV) - mjete të pajisura në mënyrë të përhershme me mekanizma të vecantë dhe të destinuar përgjithësisht për transportin e këtyre mekanizmave; mbi këto automjete lejohet transporti i personelit dhe i materialeve që kanë lidhje me ciklin operativ të këtyre mekanizmave, si dhe transporti i njerëzve dhe mallrave që kanë lidhje me destinacionin e përdorimit të këtyre mekanizmave.
Automjete për transport të veçantë (ATV) - mjet transporti i destinuar për transportin e disa mallrave ose njerëzve të caktuar në kushte të vecanta dhe karakterizohet nga pajisja në mënyrë të përbashkët, me mekanizma special që i shërbejnë këtij qëllimi.
Kamion - mjet i destinuar për transportin e mallrave dhe të njerëzve të caktuar me përpunimin ose transportin e këtyre mallrave
CC- njësia matëse e vëllimit motorik të mjeteve rrugore e shprehur në centimetra në kub.
Autoveturë - mjet motorik i transportit rrugor i destinuar për transport pasagjerësh, në të cilin numri i vendeve të uljes (duke përfshirë edhe shoferin) nuk e kalon numrin 9.
Autobus - mjet motorik i transportit rrugor i destinuar për transport pasagjerësh me numrin e vendeve të uljes (duke përfshirë dhe vendin e shoferit) me më shumë se 9 vende.
Ciklomotor - mjet me motor, me dy, tre ose katër rrota.
Gjysëm rimorkio - mjet motorik i transportit i destinuar për transport pasagjerësh dhe mallrash.
Makinë bujqësore - mjet motorik me rrota ose me zinxhir i destinuar për t’u përdorur në bujqësi e pylltari, për transport të mallrave bujqësore.
Motokarro - mjete me tri rrota, të destinuar për transport malli. Mund të kenë deri në dy ndenjëse për njerëzit që merren me transportin, duke përfshirë edhe drejtuesin e mjetit.
Tërheqës - Mjet i destinuar vetëm për tërheqjen e rimorkiove ose gjysmërimorkiove.