Statistika mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, 2018
Statistikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) bazuar në rezultatet e vrojtimit të Statistikave Strukturore, për vitin 2018, shprehin se:
- 99,8 % të ndërmarrjeve aktive e zënë NVM, në të njëjtën përqindje si vitin e kaluar. Sektori i tregtisë ka peshën më të madhe të ndërmarrjeve NVM me 41,4 %, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 21,2 %. Përqindjen më të ulët e ka sektori i industrisë nxjerrëse dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me nga 0,6 % secili.
- 79,8 % e të punësuarve janë punësuar nga NVM nga 80,3 % që ishte në vitin e kaluar. Sektori i tregtisë punëson 29,0 % të NVM-ve, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 19,5 % dhe sektori i industrisë përpunuese me 18,4 %. Sektorët me numrin më të vogël të të punësuarve në NVM-të janë sektori i industrisë nxjerrëse me 1,8 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,3 %.
- 77,4 % të shitjeve neto realizohen nga NVM nga 77,2 % të realizuara vitin e kaluar. Sektori i tregtisë mbizotëron me 52,4 % të shitjeve neto, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 11,5 % dhe nga sektori i ndertimit me 10,7 %. Sektori me përqindjen më të ulët të shitjeve të realizuara nga NVM-të është sektori i industrisë nxjerrëse me 2,1 %.
- 70,6 % të investimeve në vend kryhen nga NVM nga 60,1 % të kryera vitin e kaluar. Sektori me përqindjen më të lartë të investimeve të kryera në NVM-të është sektori i tregtisë me 24,3 %. Nga ana tjetër, sektori i transportit dhe komunikacionit ka përqindjen më të ulët të investimeve prej 4,3 %.
- Ndërmarrjet me 250+ të punësuar edhe pse përbëjnë vetëm 0,2 % të ndërmarrjeve gjithsej në vend, punësojnë 20,2 % të të punësuarve, kryejnë 29,4 % të investimeve, realizojnë 22,6 % të shitjeve neto
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al