Njoftim për Media - Rezultate të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve Ekonomike, 2018

Në vitin 2018, ndërmarrjet që operojnë në aktivitetet e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve realizuan 2.180 miliardë lekë shitje neto, duke shënuar një rritje me 7,0 %, krahasuar me vitin 2017. Investimet e realizuara arritën vlerën 238 miliardë lekë nga 231 miliardë lekë në vitin 2017, duke shënuar një rritje prej 2,8 %. Në vitin 2018, operuan 107.450 ndërmarrje aktive, duke shënuar një ulje me 0,2 %, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,6 %, krahasuar me vitin 2017.

Publikimi i radhës
Njoftim për Media - Rezultate të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve Ekonomike, 2019
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al