Statistika mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, 2017

Statistikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) bazuar në rezultatet e vrojtimit të Statistikave Strukturore, për vitin 2017, shprehin se:

  • 99,8 % të ndërmarrjeve aktive e zënë NVM, nga 99,9 % që zinin vitin e kaluar. Sektori i tregtisë ka peshën më të madhe me 41,4 %, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 20,8 %. Përqindjen më të ulët e ka sektori i industrisë nxjerrëse me 0,4 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 0,6 %.
  • 80,3 % e të punësuarve janë punësuar nga NVM nga 81,0 % që ishte në vitin e kaluar. Sektori i tregtisë punëson 29,2 % të NVM-ve, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 19,6 % dhe sektori i industrisë përpunuese me 18,7 %. Sektorët me numrin më të vogël të të punësuarve në NVM-të janë sektori i industrisë nxjerrëse me 1,7 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,4 %
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al