Statistika mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, 2016
Statistikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) bazuar në rezultatet e vrojtimit të Statistikave Strukturore, për vitin 2016, shprehin se:
- 99,9 % të ndërmarrjeve aktive e zënë NVM, e njëjta përqindje me vitin e kaluar. Mbizotëron sektori i tregtisë me 41,5 %, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 20,0 %. Përqindjen më të ulët e ka sektori i industrisë nxjerrëse me 0,5 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 0,6 %.
- 81,0 % e të punësuarve janë punësuar nga NVM nga 81,3 % që ishte në vitin e kaluar. Sektori i tregtisë punëson 23,0 % të NVM-ve, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 16,1 % dhe sektori i industrisë përpunuese me 15,1 %. Sektorët me numrin më të vogël të të punësuarve në NVM-të janë sektori i industrisë nxjerrëse me 1,3 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,2 %...

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al