Lëvizjet e Shtetasve, Shtator 2020

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2020, janë 604.703. Krahasuar me Shtator 2019, ky tregues rezulton me rënie 43,1 %.
Në Shtator 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar janë 377.033. Krahasuar me Shtator 2019, ky numër ka rënë me 36,2 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në nëntëmujorin 2020 është 2.122.202, duke rënë me 61,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Përgjatë nëntë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 45,2 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Publikimi i radhës
Lëvizjet e Shtetasve, Tetor 2020
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al