Lëvizjet e Shtetasve, Maj 2020

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2020, janë 46.488. Krahasuar me Maj 2019, ky tregues rezulton me rënie 94,4 %.
Në Maj 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 16.389. Krahasuar me Maj 2019, ky numër ka rënë me 95,9 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë pesë muajve të parë 2020 është 602.300, duke rënë me 60,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Përgjatë pesë muajve të parë 2020, Mali i zi ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,1 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 89,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Publikimi i radhës
Lëvizjet e Shtetasve, Qershor 2020
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al