Lëvizjet e shtetasve, Shkurt 2019
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shkurt 2019, janë 530.69, krahasuar me Shkurt 2018, ky tregues rezulton me rritje 7,5 %. Në Shkurt 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 201.597, krahasuar me Shkurt 2018, ky numër është rritur me 5,8 %.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë në dymujorin e parë 2019 është 411.117, duke u ulur me 2,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Shkurt 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka patur rritjen më të madhe me 27,9 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Kosova me 12,5 %.
Në dymujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka patur rritjen më të madhe me 17,6 % ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Kosova me 16,0 %.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017