Lëvizjet e shtetasve, Qershor 2019

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2019, janë 1.080.464. Krahasuar me Qershor 2018, ky tregues rezulton me rritje 18,4 %. Në Qershor 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 630.334. Krahasuar me Qershor 2018, ky numër është rritur me 27,0 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2019 është 2.136.952, duke u rritur me 11,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Qershor 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 55,4 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 7,4 %.
Në gjashtëmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 34,6 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 6,4 %.

Publikimi i radhës
Lëvizjet e shtetasve, Korrik 2019
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al