Lëvizjet e shtetasve, Prill 2019
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri, në muajin Prill 2019, janë 874.156. Krahasuar me Prill 2018, ky tregues rezulton me rritje 11,9 %.
Në Prill 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 410.060. Krahasuar me Prill 2018, ky numër është rritur me 16,6 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në katërmujorin e parë 2019 është 1.105.087, duke u rritur me 7,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Në Prill 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 124,2 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Mali i Zi me 3,2 %.
Në katërmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 29,5 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 6,4 %.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017