Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Qershor 2018

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2018, është 912.472, krahasuar me Qershor 2017, ky tregues rezulton me rritje 11,7 %.

Në Qershor 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 496.137. Krahasuar me Qershor 2017, ky numër është rritur me 13,3 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2018 është 1.919.504 duke u rritur me 9,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në Qershor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Maqedonia ka patur rritjen më të madhe me 58,3 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Anglia me 10,9 %.

Në gjashtëmujorin e parë 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe 26,4 % .

Publikimi i radhës
Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Korrik 2018
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al