Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Mars 2018
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Mars 2018, është 607.287. Krahasuar me Mars 2017, ky tregues rezulton me rritje 3,8 %.
Në Mars 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 254.019. Krahasuar me Mars 2017, ky numër është rritur me 4,3 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë, në tremujorin e parë e 2018, është 676.888, duke u rritur me 12,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Në Mars 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Gjermania ka patur rritjen më të madhe me 36,4 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Maqedonia me 11,9 %.
Në tremujorin parë 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Gjermania ka patur rritjen më të madhe 18,8 %.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017