Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Korrik 2018
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Korrik 2018 është 1.584.604. Krahasuar me Korrik 2017, ky tregues rezulton me rritje 12,3 %.
Në Korrik 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.028.182. Krahasuar me Korrik 2017, ky numër është rritur me 19,0 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në shtatëmujorin e 2018 është 2.947.686, duke u rritur me 12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Në Korrik 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe me 38,8 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Anglia me 20,9 %.
Në shtatëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe me 33,0 % .
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017