Statistikat Afatshkurtra - Shërbimet, T4 - 2021
Treguesit tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2021, paraqiten si më poshtë:
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e katërt 2021, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 13,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 26,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2020.

Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017