Statistikat Afatshkurtra - Prodhuesit e të Mirave, T4 - 2021

Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, përfshijnë aktivitetet ekonomike:

Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese);Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e katërt 2021, paraqiten si më poshtë:

Industri Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e katërt 2021, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 20,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 17,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 11,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Publikimi i radhës
Statistikat Afatshkurtra - Prodhuesit e të Mirave, T1 - 2022
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al