Statistikat Afatshkurtra - Prodhuesit e të Mirave, T3 - 2021

Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e tretë 2021, paraqiten si më poshtë:

Industri

Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e tretë 2021, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 19,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 12,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al