Statistikat Afatshkurtra - Shërbimet, T3 - 2019
Treguesit tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e tretë 2019, paraqiten si më poshtë:
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave
Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e tretë 2019, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë

Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017