Statistikat Afatshkurtra - Shërbimet, T1 - 2019

Treguesit tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e parë 2019, paraqiten si më poshtë:
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave
Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e parë 2019, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.

Publikimi i radhës
Statistikat Afatshkurtra - Shërbimet, T2 - 2019
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al