Statistikat Afatshkurtra - Prodhuesit e të mirave, T1 - 2018

Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, të cilat përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e parë 2018, paraqiten si më poshtë:

Industri:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 2,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 13 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al