Statistikat afatshkurtra - Shërbimet, T3 - 2017
Treguesit kryesorë tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: tregti, transport, magazinim dhe postë; hotele; informacioni dhe komunikacioni; aktivitete të arkitekturës dhe inxhinierike dhe agjenci udhëtimi, në tremujorin e tretë 2017 (periudhë bazë 2010=100), paraqiten si më poshtë:
Tregti
Indekset e treguesve kryesorë në aktivitetin tregti, e cila përfshin tregti me pakicë; tregti me shumicë dhe tregti me pakicë dhe shumicë e automjeteve, në tremujorin e tretë 2017, paraqiten si më poshtë:
- Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 1,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 0,2 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.
- Indeksi i numrit të të punësuarve u ul me 4,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016.
- Indeksi i fondit të pagave u ul 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al