Statistikat afatshkurtra - Prodhuesit e të mirave, T3 - 2017

Treguesit kryesorë tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, të cilat përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, gaz, avull; Furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve dhe Ndërtim,  në tremujorin e tretë 2017 (periudhë bazë 2010=100), paraqiten si më poshtë:

Industri:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 4,9 %, krahasuar me tremujorin paraardhës;
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 5,8 %;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve u rrit 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Publikimi i radhës
Statistikat afatshkurtra - Prodhuesit e të mirave, T4 - 2017
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al