Statistikat Afatshkurtra, T4 - 2013

Indekset e shifrës së afarizmit, të deflatuara, paraqiten me rritje  2,6 përqind në tremujorin e katërt 2013 në aktivitetet ekonomike  si Industri, Ndërtim, Transport, Hotele, Tregti, Komunikacion,  Shërbime Informatike dhe Inxhinierike, krahasuar me të njëjtën  periudhë të një viti më parë dhe 8.9 përqind me tremujorin  paraardhës.

Indeksi i numrit mesatar të të punësuarve në këta sektorë  paraqitet me rritje 8,7 përqind në tremujorin e katërt 2013,  dhe pagat me 9,3 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë  të një viti më parë. Me rritje paraqiten këta tregues krahasuar  me tremujorin paraardhës, përkatësisht 2,2 përqind dhe 3,0 përqind.

Në sektorin e Industrisë, indekset e shifrës së afarizmit, të deflatuara, në tremujorin e katërt 2013 janë rritur 3,3 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës rritet 5,2 përqind

Publikimi i radhës
Statistikat Afatshkurtra, T1 - 2014
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al