Statistikat Afatshkurtra

Statistikat Afatshkurtra “Prodhuesit e të Mirave” paraqesin informacion mbi aktivitetet ekonomike të ndërmarrjeve të zgjedhura nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve dhe të klasifikuara sipas nomenklaturës NVE Rev.2, të cilat operojnë në Republikën e Shqipërisë.
Instituti i Statistikave mbledh,përpunon dhe publikon të dhënat statistikore afatshkurtra në përputhje me Rregulloren Europiane të Statistikave Afatshkurtra, Nr. 2019/2152 të datës 27 nëntor 2019 dhe rregulloren Nr. 2020/1197 të datës 30 korrik 2020.
Statistikat afatshkurtra “Prodhuesit e të Mirave “ mbulojnë aktivitetet Industri dhe Ndërtim.
Treguesit kryesorë janë: Shitjet neto (xhiro), Prodhimi Industrial, Prodhimi në ndërtim, Numri mesatar i të punësuarve, Fondi i pagave.
Të gjithë treguesit e prodhuar shprehen në indekse; ndryshim tremujor; ndryshim vjetor.
Burimet e informacionit 
Të dhënat bazohen në vrojtimin tremujor statistikor “ Anketa tremujore e ndërmarrjeve (ATN)”.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Statistikat afatshkurtra - Prodhuesit e të mirave, T3 - 2024

Statistikat Afatshkurtra “Shërbime” paraqesin informacion mbi aktivitetet ekonomike  të ndërmarrjeve të zgjedhura nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve dhe të klasifikuara sipas nomenklaturës NVE Rev.2, të cilat operojnë në Republikën e Shqipërisë.

Instituti i Statistikave mbledh,përpunon dhe publikon të dhënat statistikore afatshkurtra në përputhje me Rregulloren Europiane të Statistikave Afatshkurtra, Nr. 2019/2152 të datës 27 nëntor 2019 dhe rregulloren Nr. 2020/1197 të datës 30 korrik 2020.

Statistikat afatshkurtra “Shërbime” mbulojnë aktivitetet: Tregti dhe Shërbime të Tjera.

Treguesit kryesorë janë: Shitjet neto (xhiro), Numri mesatar i të punësuarve, Fondi i pagave.

Të gjithë treguesit e prodhuar shprehen në indekse; ndryshim tremujor; ndryshim vjetor.

Burimet e informacionit

Të dhënat mbi SASH “Shërbime” bazohen në Vrojtimin tremujor statistikor “Anketa tremujore e ndërmarrjeve (ATN)”.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Statistikat afatshkurtra - Shërbimet, T3 - 2024

Kalendari

DataStatistikaPeriudha
16-12-2024 Statistikat AfatshkurtraT3-2024
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Informacion

Në vazhdim të përpjekjeve të përafrimit dhe standardizimit të statistikave afatshkurtra  me statistikat evropiane, INSTAT  publikon Statistikat Afatshkurtra –Shërbime si më poshtë :

  • Indekset duke filluar nga tremujori i parë 2024 do të llogariten me vit bazë 2021=100.
  • Peshat llogariten bazuar në rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të realizuar nga INSTAT, referuar periudhës t-2.
  • Bazuar në aktivitetin kryesor, në Anketën Tremujore pranë ndërmarrjeve të Shërbimeve, janë përfshirë ndërmarrjet që kryejnë aktivitetin Shërbimi Ushqimor (Bar- Restorante).

Informacion mbi vrojtimin

Qëllimi - Statistikat afatshkurtra paraqesin ecurinë e ekonomisë së vendit në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit të ekonomisë si dhe mund të bëhen parashikime për të ardhmen e afërt. Vrojtimi tremujor ka për qëllim të paraqesë ecurinë e treguesve kryesorë ekonomikë të ndërmarrjeve ekonomike në periudha tremujore.

Në Shërbime

Fusha e mbulimit - Bazuar në aktivitetin kryesor, në Anketën tremujore pranë ndërmarrjeve të Shërbimeve,  janë përfshirë ndërmarrjet që kryejnë këto aktivitete:

  • Tregti me pakicë dhe shumicë, dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (45) dhe Tregtia me shumicë, përveç automjeteve dhe motoçikletave (46), Tregti me pakicë(47)
  • Transporti dhe Magazinimi (përfshirë edhe Aktiviteti Postar dhe korrierës) (49-53)
  • Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor: Hotele (55,1) dhe Bar-Restorante (56)
  • Informacioni dhe Komunikacioni (58, 61, 62)
  • Aktivitete të arkitekturës dhe Inxhinierike (71)
  • Agjenci udhëtimi (79)

Modeli - Kampioni i ndërmarrjeve është zgjedhur nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve, ku kampioni për ndërmarjet me 1 - 9 të punësuar është marrë me zgjedhje, ndërsa ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar janë anketuar tërësisht,

Mbledhja e informacionit - Për mbledhjen e informacionit janë përdorur burimet administrative dhe intervistimi i drejtpërdrejtë nga anketuesit, të cilët plotësojnë Vrojtimin Tremujor të Statistikave Afatshkurtra në bazë të deklarimeve që bën personi përgjegjës i ndërmarrjes për plotësimin e kësaj ankete.

Treguesit - Janë dhënë në formë indeksi, ndryshimi vjetor në përqindje, ndryshimi tremujor në përqindje me vit referues bazë, aktualisht 2021=100. Të dhënat nuk paraqesin vlera absolute.

Indekset - Shprehin ndryshimin në kohë të një variabli të dhënë ose tërësi variablash, Indeksi i volumit është llogaritur me anë të formulës Laspeyres. Për të eleminuar ndikimin e çmimeve, indekset deflatohen me indekset përkatëse të çmimeve, si: Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për aktivitetin industrial dhe Tregtinë me Shumicë, Indeksi i Kostos në Ndërtim për aktivitetin ndërtimor.

Ndryshimi vjetor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit të njëjtë të një viti më parë.

Ndryshimi tremujor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit paraardhës të të njëjtit vit.

Rishikimi – Indekset mund të rishikohen për disa arsye: Informacion shtesë, ndryshime metodologjike ose rivlersime të koeficientëve të përdorur , etj.

Përkufizimet e treguesve kryesorë

Shitjeve neto  - Shitjet neto përfshijnë shumat faturuara për të gjithë aktivitetin e kryer nga njësia që vrojtohet për periudhën referuese dhe kjo korespondon me tregun e shitjes shërbimeve të tretëve, duke përjashtuar taksën mbi vlerën e shtuar.

Indeksi i Shitjeve neto  - Objektivi i indeksit të Shitjeve neto është të paraqesë ecurinë e tregut për shërbime.

Numri i të punësuarve - Numri gjithsej i personave të punësuar me pagesë në njësinë e vrojtuar (përjashtuar të vetëpunësuarit me pagesë),

Indeksi i Numrit të punësuarve - Paraqet ecurinë e punësimit në njësitë e vrojtuara.

Paga dhe trajtime - Ajo përfshin fondin e pagave dhe shpërblimet e trajtimet (në vlerë monetare apo natyrë - të vlerësuar në lekë) paguar të gjithë të punësuarve, në këmbim të punës së kryer gjatë periudhës referuese.

Indeksi i fondit të pagave - Indeksi i fondit të pagës paraqet në mënyrë të përafërt ecurinë e fondit të pagave, në njësinë e vrojtuar, nga njëra periudhë në tjetrën.

Përshtatja sezonale

Përshtatja sezonale në seritë tremujore të Shërbimeve zbatohet duke përdorur si software JDemetra+, versioni 2.2.4. Model i përzgjedhur për shpërbërjen e serive është X-12 Arima, nënspecifikimin X-13.

Modeli X-12 Arima bazohet plotësisht mbi mesataren e lëvizëshme. Në seritë e të dhënave është zbatuar shpërbërja e shumëfishtë (multiplikative). Përshtatjet janë në drejtim të ndikimeve sezonale në pasqyrimin e statistikave tremujore. Për përshtatjet sezonale të serive është përdorur qasja direkte. Në përshtatjen sezonale janë analizuar edhe ngjarjet e veçanta të ndodhura përgjatë harkut kohor të shtrirjes së serive.

Informacion

Në vazhdim të përpjekjeve të përafrimit dhe standardizimit të statistikave afatshkurtra  me statistikat evropiane, INSTAT  publikon Statistikat Afatshkurtra –Të mira si më poshtë :

  • Indekset duke filluar nga tremujori i parë 2024, do të llogariten me vit bazë 2021=100.
  • Peshat llogariten bazuar në rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të realizuar nga INSTAT, referuar periudhës t-2.

Informacion mbi vrojtimin

Qëllimi - Statistikat afatshkurtra paraqesin ecurinë e ekonomisë së vendit në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit të ekonomisë si dhe mund të bëhen parashikime për të ardhmen e afërt. Vrojtimi tremujor ka për qëllim të paraqesë ecurinë e treguesve kryesorë ekonomikë të ndërmarrjeve ekonomike në periudha tremujore.

Në prodhuesit e të mirave:

Fusha e mbulimit - Bazuar në aktivitetin kryesor, në anketën tremujore pranë ndërmarrjeve janë përfshirë ndërmarrjet që kryejnë këto aktivitete:

  • Industri, e cila përbëhet nga Industria Nxjerrëse dhe Përpunuese (05 – 33)
  • Energji elektrike, gaz, avull (35)
  • Furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve (36-39)
  • Ndërtim (41, 42, 43)

Modeli - Kampioni i ndërmarrjeve është zgjedhur nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve, ku kampioni për ndërmarjet me 1-9 të punësuar është marrë me zgjedhje, ndërsa ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar janë anketuar tërësisht.

Mbledhja e informacionit - Për mbledhjen e informacionit janë përdorur burimet administrative dhe intervistimi i drejtpërdrejtë nga anketuesit, të cilët plotësojnë Vrojtimin Tremujor të Statistikave Afatshkurtra në bazë të deklarimeve që bën personi përgjegjës i ndërmarrjes për plotësimin e kësaj ankete.

Treguesit - Janë dhënë në formë indeksi, ndryshimi vjetor në përqindje, ndryshimi tremujor në përqindje me vit referues bazë, aktualisht 2021=100. Të dhënat nuk paraqesin vlera absolute.

Indekset - Shprehin ndryshimin në kohë të një variabli të dhënë ose tërësi variablash. Indeksi i volumit është llogaritur me anë të formulës Laspeyres. Për të eleminuar ndikimin e çmimeve, indekset deflatohen me indekset përkatëse të çmimeve, si: Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për aktivitetin industrial dhe Tregtinë me Shumicë, Indeksi i Kostos në Ndërtim për aktivitetin ndërtimor.

Ndryshimi vjetor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit të njëjtë të një viti më parë.

Ndryshimi tremujor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit paraardhës të të njëjtit vit.

Rishikimi – Indekset mund të rishikohen për disa arsye: Informacion shtesë, ndryshime metodologjike ose rivlersime të koeficientëve të përdorur, etj.

Përkufizimet e treguesve kryesorë

Shitjet neto - Shitjet neto përfshijnë shumat e faturuara për të gjithë aktivitetin e kryer nga njësia që vrojtohet për periudhën referuese dhe kjo korespondon me tregun e shitjes së mallrave dhe shërbimeve të tretëve, duke përjashtuar taksën mbi vlerën e shtuar.

Indeksi i shitjeve neto - Objektivi i indeksit të shitjeve neto është të paraqesë ecurinë e tregut për mallra dhe shërbime.

Numri i të punësuarve me pagesë - Numri gjithsej i personave të punësuar me pagesë në njësinë e vrojtuar (përjashtuar të vetëpunësuarit me pagesë).

Paga dhe trajtime - Ajo përfshin fondin e pagave dhe shpërblimet e trajtimet (në vlerë monetare apo natyrë - të vlerësuar në lekë) paguar të gjithë të punësuarve, në këmbim të punës së kryer gjatë periudhës referuese.

Indeksi i fondit të pagave - Indeksi i fondit të pagës paraqet në mënyrë të përafërt ecurinë e fondit të pagave, në njësinë e vrojtuar, nga njëra periudhë në tjetrën.

Grupimet Industriale Kryesore janë një rigrupim i aktiviteteve Industri Nxjerrëse, Industri Përpunuese dhe Energji të detajuara sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike (NVE Rev.2), si më poshtë:

Grupimet Industriale Kryesore

NVE Rev.2

Mallra të ndërmjetme

·  07-09  Nxjerrja e mineraleve natyrore; Nxjerrja e mineraleve të tjera  nga minierat; Aktivitete mbështetëse minerare

·  13000 Përpunimi i tekstileve

·  16000 Prodhimi i drurit dhe materialeve prej druri, përveç mobiljeve

·  17000 Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre

·  20-21  Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike; Përpunimi  i produkteve farmaceutike

·  22000 Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës

·  23000 Prodhimi i produkteve minerale jo metalike

·  24000 Metalurgjia

·  255XX Farkëtimi, stampimi, petëzimi dhe trafilizimi i metaleve

·  27000 Prodhimi i pajisjeve elektrike

Energji

·  05-06  Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteve; Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror

·  19000 Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës

·  35000 Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar

Mallra kapitale

·  251XX Prodhimi i produkteve metalike strukturore

·  262XX Prodhimi i kompjuterave dhe pajisjeve periferike

·  28000 Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p.k.t

·  33000 Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve

Mallra të qëndrueshme konsumi

·  264XX Prodhimi i produkteve elektronike për konsumatorët

·  31000 Prodhimi i mobiljeve

·  32XXX Industri të tjera p.k.t

Mallra të paqëndrueshme konsumi

·  10000 Përpunimi i produkteve ushqimore

·  11-12  Prodhimi i pijeve; Prodhimi i produkteve të duhanit

·  14000 Konfeksionimi i veshjeve

·  15000 Prodhimi i lëkures dhe produkteve prej lëkure

·  18000 Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara

·  32YYY Industri të tjera p.k.t

 

Përshtatja sezonale

Përshtatja sezonale në seritë tremujore të prodhimit të të mirave materiale u zbatua duke përdorur si software JDemetra+, versioni 2.2.4. Model i përzgjedhur për shpërbërjen e serive është X-12 Arima, nënspecifikimin X-13. Modeli X-12 Arima bazohet plotësisht mbi mesataren e lëvizëshme. Në seritë e të dhënave është zbatuar shpërbërja e shumëfishtë (multiplikative). Përshtatjet janë në drejtim të ndikimeve sezonale në pasqyrimin e statistikave afatshkurtra. Për përshtatjet sezonale të serive është përdorur qasja direkte. Në përshtatjen sezonale janë analizuar edhe ngjarjet e veçanta të ndodhura përgjatë harkut kohor të shtrirjes së serive.