Lejet e Ndërtimit, T4 - 2024
Në tremujorin e katërt 2024 janë miratuar gjithsej 317 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 303 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2023, duke shënuar një rritje prej 4,6 % (tab.2). Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2024 është 482.854 m2 , nga 592.660 m2 miratuar në tremujorin e katërt 2023, duke shënuar një rënie prej 18,5 % (tab.3). Në tremujorin e katërt 2024, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 25.8 miliardë lekë, nga 25.3 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2023, duke shënuar një rritje prej 1,8 % (tab.4).

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al