Lejet e ndërtimit, T1 - 2021

Në tremujorin e parë 2021 janë miratuar gjithsej 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 184 leje të miratuara në tremujorin e parë 2020, duke shënuar një rritje prej 36,4 % (tab.2).
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2021, është 599.446 m2, nga 333.645 m2 miratuar në tremujorin e parë 2020, duke shënuar një rritje prej 79,7 % (tab.3).
Në tremujorin e parë 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 26,6 miliardë lekë, nga 13,4 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2020, duke shënuar një rritje prej 98,9 % (tab.4).

Publikimi i radhës
Lejet e ndërtimit, T2 - 2021
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al