Lejet e ndërtimit, T2 - 2020
Në tremujorin e dytë 2020 janë miratuar gjithsej 209 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 339 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2019, duke shënuar një rënie prej 38,3 %.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2020, është 322.294 m2, nga 508.106 m2 miratuar në tremujorin e dytë 2019, duke shënuar një rënie prej 36,6 %.
Në tremujorin e dytë 2020, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 14,8 miliardë lekë, nga 18,1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2019, duke shënuar një rënie prej 18,0 %.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al