Lejet e ndërtimit, T1 - 2020

Në tremujorin e parë 2020 janë miratuar gjithsej 184 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 245 leje të miratuara në tremujorin e parë 2019, duke shënuar një rënie prej 24,9 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2020, është 333.645 m2, nga 581.236 m2 miratuar në tremujorin e parë 2019, duke shënuar një rënie prej 42,6 %.

Në tremujorin e parë 2020, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 13,4 miliardë lekë, nga 25,2 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2019, duke shënuar një rënie prej 47,0 %.

Publikimi i radhës
Lejet e ndërtimit, T2 - 2020
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al