Lejet e Ndërtimit, T4 - 2019
Në tremujorin e katërt 2019 janë miratuar gjithsej 196 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 360 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 45,6 %. Gjatë vitit 2019, janë miratuar gjithsej 1.044 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.194 leje të miratuara në
vitin 2018, duke shënuar një rënie prej 12,6 %.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2019, është 240.480 m2, nga 618.219 m2 miratuar në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 61,1 %. Në tremujorin e katërt 2019, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 11,7 miliardë lekë, nga 22,1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 47,1 %.

Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017