Anketa e Produkteve Industriale (PRODCOM)

INSTAT publikon për herë të parë të dhënat e Anketës së Produkteve Industriale (PRODCOM) sipas Listës së Produkteve Industriale në nivel të detajuar 8- shifror, e cila përdoret në vendet e Bashkimit Evropian. Vrojtimi mbi produktet industriale kryhet me frekuencë vjetore pranë ndërmarrjeve të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese dhe ka si qëllim të ofrojë informacion mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale të realizuara nga ndërmarrjet që kryejnë aktivitetin e tyre ekonomik në vendin tonë. Këto statistika shërbejnë për të kryer analiza të detajuara të produkteve industriale të prodhuara në vend.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Anketa e Produkteve Industriale (PRODCOM), 2024

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Anketa e Produkteve Industriale (PRODCOM) është një anketë vjetore, qëllimi i së cilës është mbledhja dhe shpërndarja e statistikave mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale të realizuara nga ndërmarrjet në Republikën e Shqipërisë. Termi produkt  industrial i referohet si produkteve që kanë dimension fizik ashtu dhe sherbimeve industriale.

PRODCOM mbulon Seksionin e Industrisë nxjerrëse dhe Industrisë përpunuese, perkatësisht seksionet B dhe C (NVE Rev. 2). Ky vrojtim bazohet në një klasifikim statistikor (Lista Prodcom) që përmban rreth 3800 lloje të ndryshme të produktesh. Lista Prodcom është e detajuar në nivel 8-shifror dhe përdoret në vendet e Bashkimit Evropian. Produktet industriale në nivel 8-shifror jo domosdoshmërisht përfaqësojnë sasinë e produkteve industriale të prodhuar në nivel aktiviteti ekonomik.

Rezultatet e produkteve industriale në mënyrë që të jenë të përshtatshme me ato të vendeve evropian realizohen duke zbatuar rregulloret Komisionit Evropian:

  • Rregulloren e BE-së 2019/2152 mbi statistikat evropiane të biznesit (rregullorja EBS);
  • Rregullen zbatuese 2020/1197 që përcakton specifikimet dhe marrëveshjet teknike (akti i përgjithshëm zbatues).
  • Lista Prodcom e cila është krijuar nëpërmjet një Rregulloreje të veçantë Zbatuese.

Përkufizimet kryesore të treguesve bazë:

Sasia e prodhuar e produktit (në njësinë matëse të përcaktuar në Listën Prodcom) i referohet prodhimit të bërë nga ndërmarrjet gjatë vitit referencë.

Sasia e shitur e produktit (në njësinë matëse të përcaktuar në Listën Prodcom) i referohet prodhimit të bërë nga ndërmarrjet gjatë një periudhe kohore të caktuar dhe që është shitur në vitin referencë, pavarësisht nga koha e prodhimit.

Vlera e shitjeve i referohet shumës së faturuar nga shitja e produkteve industriale gjatë vitit referencë, duke përjashtuar taksën mbi vlerën e shtuar.