Tabelat e Burim, Përdorimeve dhe Input-Output, 2016

INSTAT publikon tabelat e konsoliduara të Burim-Përdorimeve (TBP), për vitin 2016, të cilat ofrojnë një pamje të detajuar të ekonomisë. Ato janë një instrument i rëndësishëm në analizën dhe krijimin e modeleve statistikore. Këto tabela përshkruajnë; burimet dhe përdorimet e produkteve si dhe lidhjet ndërdegësore në ekonomi.
Burimet gjithsej me çmime tregu, në vitin 2016, u vlerësuan 3.257.626 milionë lekë, duke shënuar një rritje në terma nominalë prej 3,5 %, krahasuar me vitin 2015.
Prodhimi përfaqëson 73,7 % të burimeve gjithsej me çmime tregu, ku të mirat materiale zënë 49,0 % ndërsa shërbimet 51,0 %. Të mirat materiale të importuara përbëjnë 66,8 % ndërsa shërbimet 33,2 %.

Publikimi i radhës
Tabelat e Burim, Përdorimeve dhe Input-Output, 2017
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al