Produkti i Brendshëm Bruto, Final 2022 - Gjysmë final 2023

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikon të dhënat e rishikuara të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), për periudhën 2018-2023* (referoju link: https://www.instat.gov.al/al/temat/ekonomi-dhe-financ%C3%AB/llogarit%C3%AB-komb%C3%ABtare-gdp/).

Rishikimi i serisë së të dhënave të PBB-së, paraqet përmirësime  në burime, metodologji, afate kohore. Për herë të parë përpilohet edhe metoda e tretë e vlerësimit të PBB-së, Metoda e të Ardhurave.

Në vitin 2023, ekonomia shqiptare, krahasuar me vitin 2022, shënoi rritje në terma nominalë 10,24 % dhe në terma realë (në volum) prej 3,94%. Në vitin 2022, rritja e PBB-së në terma realë është 4,83 %, krahasuar me vitin 2021.

PBB me çmime korrente në vitin 2023 u vlerësua 2,369,906 milion lekë nga 2,149,741 milion lekë për vitin 2022.

Publikimi i radhës
Produkti i Brendshëm Bruto, Final 2023 - Gjysmë final 2024
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al