Produkti i Brendshëm Bruto, T1 - 2023

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 2,72 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,62 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,60 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,53 pikë përqindje, Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,50 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,42 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,19 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,16 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,11 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,10 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Produkti i Brendshëm Bruto, T2 - 2023
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al