Produkti i Brendshëm Bruto, T4 - 2022

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 4,73 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2021. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,69 pikë përqindje, Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,96 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,88 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,70 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,54 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,47 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,26 pikë përqindje. Negativisht kontribuan aktivitetet: Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,42 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,12 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,09 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me -0,14 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Produkti i Brendshëm Bruto, T1 - 2023
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al