Produkti i Brendshëm Bruto, T1 - 2022

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 5,97 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2021. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,95 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,55 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,91 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,66 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,26 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,24 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,03 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,01 pikë përqindje. Negativisht kontribuan aktivitetet: Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,35 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me - 0,18 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,89 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Produkti i Brendshëm Bruto, T2 - 2022
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al