Produkti i Brendshëm Bruto, T2 - 2021
Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 17,89 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2020. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Industri, Energji dhe Uji me +4,13 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +4,09 pikë përqindje, Ndërtimi me +3,42 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,56 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +1,04 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,64 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,59 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,50 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,38 pikë përqindje, Negativisht kontribuan aktivitetet: Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,19 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +1,73 pikë përqindje.

Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017